Katër futbollistë për testim ne Itali nga Kupa Pavarsia 2018

Katër futbollistë për testim ne Itali nga Kupa Pavarsia 2018

Jehona e aktiviteteve te organizuar nga Shoqata Vllaznimi eshte aq e madhe sa perpos numrit te larmishem te ekipeve pjesemarrese ,tashme dhe agjente futbolli nga shume shtete jane te interesuar rreth aktiviteteve tona. Prej shume vitesh menaxhere Italian nga Milano dhe Chievo ndjekin me kujdes cdo ndeshje si ne Vllaznimi Cup qe mbahet ne qershor-korrik por tashme dhe ne Kupen Pavarsia ato ishin prezente. Kater djelmosha te moshes 11 vjec jane fatlumet e rradhes pas nje veshtirimi intim te menaxherit Italian te ekipit te Milanit Andrea D’amico. Elio Ndejaku , Lum Bakalli, Eronik Tahiri dhe  Orges Imeri jane te perzgjedhurit te cilet do te testohen ne nje turne qe do te mbahet ne Milano ne muajin Prill te 2019. Shume pune dhe patjeter fat i duhet djemeve shqiptar qe te tregojne talentin e tyre perpara qindra ekipeve dhe mijera futbollisteve te vegjel nga gjithe Italia. I urojme suksese dhe shpresojme ti shofim keta femije ne arenen nderkombetare poashtu dhe me fanellen kuq e zi te kombetares tone. Shoqata Vllaznimi nje mundsi per te gjithe talentet nga trevat shqipetare per te treguar aftesite e tyre.

Fjalet e thena nga Menaxheri Andrea D’amico:

Me pelqen puna e bere nga te gjithe traineret sepse ne aktivitetet e Shoqatas Vllaznimi ka shume talente dhe e kam shume te veshtire te zgjedh keshtu qe i them te gjitheve te punojne sa me forte qe heres tjeter te keni mundesine te perzgjidheni dhe ju. Me pune gjithcka arrihet, sot u perzgjodhen keto kater femije qe ishin me te dalluar nga te tjeter neser mund te jeni ju. Suksese te gjitheve dhe suksese kater te perzgjedhurve ne turneun ne Itali, Milano.

Te gjitha te drejtat e rezervuara nga Vllaznimi Association ©

Close Menu
Inline
Inline